QËLLIMET
Trupi koordinues u formua për të mbikëqyrë sjelljen dhe veprimet në internet të partive politike, kandidatëve të tyre, kandidatëve të pavarur, si dhe atyre që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje apo referendume, por mund të ushtrojnë ndikim mbi audiencën në funksion të një fushate (influencerët, jutuberë dhe të ngjashëm)
Njëkëhësisht, do të përfshihen edhe mediumet online (internet portalet), rrjetet sociale (Facebook), ueb faqet të radiove dhe televizioneve.
PRBËRJA
Trupi koordinues përbëhet nga përfaqësues të institucioneve/organizatave përkatëse me përvojë, njohuri dhe praktikë nga fusha:
– Agjencia Për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele
– Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
– Instituti Maqedonas për Media
– Këshilli për Etik në Media i Maqedonisë
– Instituti për Studime të Komunikimit
– Fondacioni „Metamorfozis“
Koordinator i trupit është Sashe Dimovski nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa zëvendëskoordinator Olivera Vojnovska nga Fondacioni Metamorfozis.
MËNYRA E PUNËS
Trupi do të funksionojë me dedikim, që do të thotë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve/referendumit deri në përfundimin e tyre.
Kushdo që mendon se nuk janë respektuar principet dhe parimet etike të parashikuara në Kodin e Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve, mund të paraqesë ankesë pranë Trupit Koordinues.
Për tu lehtësuar parashtrimi i parashtresës, është përpunuar formularë i veçantë, i qasur në këtë link
Pasi të plotësohet formulari, ai dorëzohet në adresën elektronike koordinativnotelozaizbori@avmu.mk meçka do të jetë lëndë për shyrtim nga ana e Trupit Koordinues.
SI VENDOS TRUPI KOORDINUES?
Parshtresa e pranuar i dërgohet për shqyrtim dhe përpunim anëtarit që është më i përshtatshëm për të. Për shembull, nëse parashtresa ka të bëjë me përmbajtje të botuar në gazeta dhe në edicionet e tyre elektronike, mediat online dhe edicionet në internet të transmetuesve, parashtresa trajtohet nga Këshilli i Etikës në Media.
Nëse ka dyshime se gazetarët kanë shkelur standardet dhe etikën profesionale gjatë raportimit të tyre, ankesa do të përpunohet nga Shoqata e Gazetarëve – SHGM.
Nëse, nga ana tjetër, ka një paraqitje eventuale të dezinformimit në mediat online dhe rrjetet sociale, ose nga partitë politike, kandidatët e tyre dhe kandidatët e pavarur, ndikuesit dhe subjektet e tjera që mund të ushtrojnë ndikim në publik si pjesë e një fushate, Do të veprojë Fondacioni “Metamorfozis”.
Në rast se nevojitet ndonjë ekspertizë e ndryshme ose çështja është plotësisht ose pjesërisht në kompetencë të një institucioni ose trupi tjetër, Trupi Koordinues i drejtohet institucionit/organizatës përkatëse.
Përgjigjen e shqyrtojnë të gjithë anëtarët dhe pas votimit (vendose me shumicë të thjesht), ajo meret si përfundimtare.
ANËTARËT E TRUPIT KOORDINUES:
LEGJISLACIONI PËRKATËS
– Kodi etik i i gazetarëve të Maqedonisë – ZNM
– Udhëzimet e Raportimit Etik të mediave online KEMM
———————————————–
– Kodi Zgjedhor
– Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele
– Ligji për Media dhe plotësimi i Ligjit për media
– Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
– Ligji për Parandalimin e Diskriminimit
– Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut