Shkup, 5 nëntor 2025 – Trupi koordinues që vepron sipas Kodit të Sjelljes në Hapësirën Online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve ka finalizuar aktivitetet e kryera gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025.
Në fillim të procesit zgjedhor, Trupi Koordinues i inkurajoi të gjitha subjektet për të cilat vlente Kodeksi që të bashkohen dhe të angazhohen për respektimin e dispozitave të tij, gjë që do të ndihmojë që Zgjedhjet Lokale të mbahen në një atmosferë të drejtë dhe demokratike. Kodi iu dërgua të gjitha partive dhe listave të pavarura dhe kandidatëve që morën pjesë në procesin zgjedhor, në mënyrë që ata të kishin mundësinë të qaseshin në të. Gjatë këtyre zgjedhjeve, 2 parti politike (Desnica dhe Demokratski Sojuz) dhe 4 grupe votuesish (Keti Staleska, Enis Demirov, Strahil Gavritov dhe Marjan Kalevski nga Zelen Human Grad) iu bashkuan Kodit. Me ta, numri i përgjithshëm i subjekteve që janë qasur në Kode është rritur në 33.
Teksti komplet të njoftimit për shtyp për aktivitet e Trupit koordinues për Zgjedhjet lokale 2025 është i qasur në këtë link

