Më datë 12 tetor me fillim prej ora 12, në Hotelin „Holidej In“, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në bashkëorganizim me OSBE/ODIHR do të organizojë ngjarje në të cilën do të promovohet Kodi i sjelljes në hapësirat online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.
Kodi është hartuar me iniciativë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Adiovizuele në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, Institutin Maqedonas për Media, Këshillin për Etikë në Media në Maqedoni, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin ”Metamorfozis”. Gjatë procesit të hartimit është përdorur asistenca e ekspertëve nga OSBE/ODIHR.
Në ngjarje do të prezantohet mënayra e funksionimit dhe roli i Trupit Koordinues për ndjekjen e respektimit të parimeve dhe standardeve nga ky Kod dhe ueb faqen izborenkodeksonline.mk, e përpunuar me qëllim në funksion të njopftimit të publikut me Kodin dhe punën e Trupit Koordinues.
Krahas drejtorit të Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski, në ngjarej do të drejtohen edhe ministri për shoqëri infromatike dhe administratë z. Azir Aliu, Ambasadori i BE-së në vend ekselenca e tij z. Dejvid Gir, Ambasadori i Misionit të OSBE-së ekselenca e tij Kilian Vall dhe Mr. Vitorija Zanelati dhe Mr. Vladimir Masev nga ODIHR. Për rëndësin e Kodit pikëpamjet e tyre do ti ndajnë edhe përfaqësues të disa institucioneve.
Agjenda për ngjarjen është qasur në këtë link.