KODI

PSE KODI?

Kodi është hartuar për të shërbyer si një udhëzues për sjelljen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në një farë mënyre në proceset zgjedhore (dhe referendume) dhe që mund të ushtrojnë ndikim mbi publikun si pjesë e një fushate gjatë zgjedhjeve ose referendumeve.

Qëllimi është i shumëfishtë:

  • – të sigurohet integriteti i informacionit gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve;
  • – të sigurohet transparencë e reklamimit politik dhe financimi i saj;
  • – të garantohet privatësia dhe siguria e të dhënave personale e qytetarëve në internet gjatë cikleve zgjedhore dhe referendumeve;
  • – të parandalohet përhapja e dezinformatave (informacione të pasakta, jo të plota, të rreme ose keqdashëse), gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çdo bazë;
  • – të forcojë besimin e qytetarëve duke ofruar një mjedis dhe kushte të favorshme për respektimin e të drejtave të garantuara ligjërisht dhe lirinë e shprehjes dhe informimit
  •  

KUSH E HARTOI KODIN?

Kodi i sjelljes në hapsirat online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve është hartuar me iniciativë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, Institutin Maqedonas për Media, Këshillin për Etikë në Media të Maqedonisë, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin “Metamorfozis”.

Gjatë procesit mori pjesëe edhe OSBE/ODIHR me ekspertizën e sajë.

KUJT I DEDIKOHET KODI?

Përfshirja e Kodit është e më shumë subjektve:

  • – partitë politike, kandidatët e tyre dhe kandidatët e pavarur dhe sjellja e tyre në hapësirën online (përfshirë rrjetet sociale), gjatë cikleve zgjedhore dhe referendumeve;
  • – edicionet në internet (ose më saktë ueb faqet) të radiove dhe televizioneve;
  • – mediat online (të njohura si internet portale);
  • – verifikuesit e fakteve;
  • – influencuesit dhe subjektet e tjera që mund të ushtrojnë ndikim mbi publikun në funksion të fushatës gjatë periudhës së zgjedhjeve ose referendumeve.

Principet dhe standardet e përshkruara në Kod janë të natyres etike, për këtë arsye respektimi i tij është në baza vullnetare, me nënshkrimin  e Formularit dhe ai nuk është zëvendësues i rregullave ligjore ekzistuese apo të ardhshme dhe rregulloret, por do të shërbejë si një mjet që thërret në përgjegjësi individuale subjektet të cilave u referohet.

Për këto arsye formohet Trup Koordinues që do të mbikëqyrë respektimin e Kodit dhe qytetarët dhe të gjithë të interesuarit do të mund të paraqesin parashtresa, të cilave do t’u përgjigjet në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Kodi i sjelljes në hapësirat online gjatë periudhës së proceseve zgjdhore dhe reverendumeve është qasur në këtë link