Shkup, 19.02.2024 – Për nevojat e Trupit Koordinues për monitorimin e respektimit të Kodit të sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve, është realizuar video promovuese për mundësinë që qytetarët parashtrojnë parashtresa nëse në internet vërejnë përhapjen e dezinformatave, gjuhë të urejtjes, diskriminim mbi çdo bazë, keqepërdorim të të dhënave personale dhe formave të tjera të sjelljes joetike në internet. Videoja gjendet në këtë link
Author: Ivana Stojanovskа
Më 12 shkurt 2024, në ambientet e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Koordinues, e cila do të veprojë sipas Kodit të Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve. Në mbledhje për koordinator u votua Sashe Dimovski nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Olivera Vojnovska nga Fondacioni Metamorfozis për zëvendës- koordinatore e Trupit Koordinues. Ndër të tjera në mbledhje u diskutua dhe për propozim-rregulloren për punën e Trupit Koordinues për raportimin dhe veprimin sipas peticioneve gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve, mandatin e trupit koordinues si dhe të koordinatorit/zëvendës-koordinatorit, mënyrën e…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Adiovizuele, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Fondacioni ”Metamorfozis” më 29 shtator 2023 nënshkruan memorandum bashkëpunimi i cili do ta rregullojë mbikëqyrjen e ndërsjellë të mënyrës së sjelljes dhe veprimit të më shumë faktorëve në hapësirat online gjatë proceseve zgjedhore dhe referndumeve. Me Memorandumin në detaje do të shtjellohen mënyra e veprimit të Trupit Koordinues për paraqitjen dhe veprimin ndaj parashtresave të cilat do tu referohen partive politike, kandidatëve të tyre, kandidatëve të pavarur, edicioneve në internet të…
Më datë 12 tetor me fillim prej ora 12, në Hotelin „Holidej In“, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në bashkëorganizim me OSBE/ODIHR do të organizojë ngjarje në të cilën do të promovohet Kodi i sjelljes në hapësirat online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve. Kodi është hartuar me iniciativë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Adiovizuele në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, Institutin Maqedonas për Media, Këshillin për Etikë në Media në Maqedoni, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin ”Metamorfozis”. Gjatë procesit të hartimit është përdorur asistenca e ekspertëve nga OSBE/ODIHR. Në ngjarje do të…