Më 12 shkurt 2024, në ambientet e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Koordinues, e cila do të veprojë sipas Kodit të Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.
Në mbledhje për koordinator u votua Sashe Dimovski nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Olivera Vojnovska nga Fondacioni Metamorfozis për zëvendës- koordinatore e Trupit Koordinues.
Ndër të tjera në mbledhje u diskutua dhe për propozim-rregulloren për punën e Trupit Koordinues për raportimin dhe veprimin sipas peticioneve gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve, mandatin e trupit koordinues si dhe të koordinatorit/zëvendës-koordinatorit, mënyrën e shpalljes së vendimeve të miratuara nga trupi koordinues, pranimin/refuzimin dhe menazhimin e mjeteve në rastet e donacioneve dhe të ngjajshme.