Shkup, 12 tetor 2023 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele me mbështetjen e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ОDIHR) e OSBE-së sot promovoi Kodin e Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.
Коdi është hartuar me iniciativë të Agjencisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse në këtë fushë – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti i Maqedonisë për Media, Këshillin për Etikë në Media, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin Metamorfozis. Parimet dhe standartet e parashikuara në Kod janë të natyrës etike, për këtë arsye respektimi i tij është në baza vullnetare, duke nënshkruar Formular aderimi.
Mjedisi dixhital ka sjellë tendeca të reja dhe sfida të shumta: taktika të reja për reklamim politik, realizimin e fushatave dhe financime, plasim të informacionit jo të plotë, të pasaktë ose keqdashës.
Gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale dhe në përgjithësi në hapësirën online, përdoren format e shprehjes që mund të nxisin një klimë padurimi, urrejtje, dhune dhe diskriminimi, tha drejtori i ASHMA-së Zoran Trajçevski, duke folur për arsyen e miratimit të Kodit dhe theksoi se në procesin e hartimit është shfrytëzuar asistenca e ekspertëve nga OSBE/ODIHR.
Vlerësime pozitive dhe mbështetje për Kodin ka dhënë dhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Аzir Aliu dhe Ambasadori i Misionit të OSBE-së, ekselenca e tij z. Кilijan Vall.
Në këtë event u prezantua dhe mënyra e funksionimit dhe roli i Trupit Koordinues, i cili do të monitorojë respektimin e parimeve dhe standarteve të përcaktuara në Kod nga ana e partive politike, kandidatëve të tyre, kandidatëve të pavarur, edicionet në internet të radiodifuzerëve, mediat online, verifikuesit e fakteve, ndikuesit dhe subjekte të tjera që mund të ushtrojnë ndikim në publik në funksion të fushatës gjatë fushatës zgjedhore ose referendumeve.
Njëkohësisht, u prezantua dhe uebfaqja e re www.izborenkodeksonline.mk, e përgatitur qëllimisht për njohjen e publikut me Kodin dhe punën e Trupit Koordinues. Faqja është e disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe është përshtatur për personat me shikim të dëmtuar.
Pikëpamjet e tyre për Kodin dhe zbatimin e tij në praktikë, ndanë dhe përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Koorupsionit, Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me karakter publik dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.