Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Adiovizuele, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Fondacioni ”Metamorfozis” më 29 shtator 2023 nënshkruan memorandum bashkëpunimi i cili do ta rregullojë mbikëqyrjen e ndërsjellë të mënyrës së sjelljes dhe veprimit të më shumë faktorëve në hapësirat online gjatë proceseve zgjedhore dhe referndumeve.
Me Memorandumin në detaje do të shtjellohen mënyra e veprimit të Trupit Koordinues për paraqitjen dhe veprimin ndaj parashtresave të cilat do tu referohen partive politike, kandidatëve të tyre, kandidatëve të pavarur, edicioneve në internet të transmetuesve, mediave online, verifikuesve të fakteve, influencuesve dhe subjektëve të tjerë të cilët mund të ndikojnë në publik në funksion të fushatës gjatë proceseve zgjedhore ose referendumeve.
Për të siguruar transparencë në punën e Trupit Koordinues kjo ueb faqe dhe në të detyrimisht do të publikohen të gjitha parashtresat dhe përgjigjet e tyre, qëndrimet e trupit, ligjet përkatës dhe aktet nënligjore të cilat do të meren parasyshë gjatë veprimit ndaj parashtresave, Kodi i sjelljes në hapësirat online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve etj.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve dhe ngjarjeve të përbashkëta për të inkurajuar respektimin e parimeve dhe standardeve të përcaktuara në Kod, veçanërisht në drejtim të inkurajimit të sjelljes pa dhunë, komunikim të papërshtatshëm, fjalim nxitës dhe gjuhë të urrejtjes, krijimit, montimit dhe publikimit të pasaktë, informacione jo të plota ose me qëllim të keq dhe spine. Bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e mendimeve dhe të dhënave në trajtimin e rasteve të shkeljes së dispozitave të Kodit.