Shkup, 5 nëntor 2025 – Gjatë periudhës së Zgjedhjeve lokale të vitit 2025, Trupi Koordinues për mbikëqarjen e respektimit të Kodit të Sjelljes në Hapësirën Online gjatë Zgjedhjeve dhe Referendumeve konfirmoi rolin e tij si një mekanizëm reagimi i shpejtë në rastet e sjelljes joetike në hapësirën online – ku gjuha e urrejtjes dhe komunikimi manipulues përhapen më shpesh.
Në periudhën nga shpallja zyrtare e Zgjedhjeve lokale deri në përfundimin e raundit të dytë të votimit, në Trupin Koordinues aritën 8 ankesa, kryesisht nga kandidatë për poste publike në qeverisjen vendore, koalicione politike dhe gazetarë, në lidhje me përmbajtjen mediatike, postimet në rrjetet sociale dhe paraqitjet publike të kandidatëve.
Ankimuesit reaguan ndaj rasteve ku, sipas tyre, ishin shkelur parimet e komunikimit të drejtë zgjedhor, saktësisë së informacionit dhe respektit për privatësinë dhe dinjitetin e rivalëve politikë.
Përmbledhjen e ankesave dhe përgjigjet e tyre mund të shihen në linkun

