Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik për ekzistencën dhe rëndësinë e Kodit të Sjelljes në Hapësirën Online gjatë Proceseve Zgjedhore dhe Referendumeve, përmes mesazheve dhe videove, publiku do të informohet për rëndësinë e sjelljes etike në hapësirën digjitale gjatë procesit zgjedhor, për rëndësinë e Kodit dhe për mënyrat e parashtrimit të ankesave në Trupin Koordinues I cili ndjek respektimin e Kodit. Mesazhet dhe videot do të publikohen në maqedonisht dhe shqip.
Në këtë mënyrë, pritet të rritet ndërgjegjësim i subjekteve të cilave u referohet përgjegjësia e tyre gjatë gjatë udhëheqjes së fushatave në hapësirën online, si dhe përfshirje më të madhe të publikut në njohjen dhe paraqitjes të ndënjë mosrespektimi eventual të parimeve dhe standardeve për kryerjen e fushatave online. Mesazhi i parë i publikuar është “Njihuni me Kodin e Sjelljes në Hapësirën Online gjatë Ciklit Zgjedhor dhe Referendumeve”.
Gjatë proceseve zgjedhore, bota digjitale bëhet një arenë e rëndësishme për komunikim. Prandaj, u krijua një Kod Sjelljeje për Hapësirat Online Gjatë Ciklit Zgjedhor dhe Referendumeve, me qëllim:
parandalimin e dezinformimit, gjuhën e urrejtjes dhe keqpërdorimin e të dhënave personale
për të garantuar transparencën e reklamave politike
për të mbrojtur të drejtën për informacion të saktë dhe lirinë e shprehjes
për të inkurajuar përgjegjësinë midis mediave, aktorëve politikë dhe influensereve
Kodi u përpunua me iniciativë të ASHMA-së në bashkëpunim me SHGM, IMM, KEMM, ISK dhe Fondacionin Metamorfozis.
Lexoni të gjithë Kodin në linkun www.izborenkodeksonline.mk
#Zgjedhjet lokale 2025 #Kodi Zgjedhor Online