Shkup, 22 tetor 2025 – Trupi Koordinues për monitorimin e respektimit të Kodeksit të sjelljes në hapësirën online gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe referendumeve, me datë 17 tetor 2025, diskutoi për parashtresën e paraqitur nga kryeredaktorja dhe redaktorja përgjegjëse e portalit Apla.mk, kundër iniciativës së pavarur „Poinaku“, përkatësisht mbështetësit të tyre.
Në parashtresë thuhej se mbështetësi „me vulgaritet dhe fjalor jashtëzakonisht të papërshtatshëm sulmoi portalin Apla.mk nga Manastiri…pasi portali njoftoi se kamioni i markës Apla.mk me fotografi të kandidates për krytar bashkie në Manastir ishte parkuar gabimisht në korsinë për këmbësorë dhe një pjese të rrugës“, për të cilën ka bashkangjitur një foto.
Konkluzioni i miratuar nga Trupi Koordinues për monitorimin e respektimit të parimeve dhe standarteve të Kodeksit është i disponueshëm në link.

