Shkup, 9.10.2025 – Trupi Koordinues për ndjekjen e respektimit të Kodit të Sjelljes në Hapësirën Online gjatë Proceseve Zgjedhore dhe Referendumeve, më 7 tetor 2025, u mblodh në lidhje me ankesën e parashtruar nga Zhaklina Filipova – Sveqarovska, kandidate për kryetare të Komunës së Koçanit, kundër Radio Koçanit, për shkak se Radio, më 3 tetor 2025, kishte planifikuar një debat vetëm me dy nga gjashtë kandidatë për kryetarë komune.
Trupi Koordinues u bën me dije mediave se ato duhet të jenë transparente në lidhje me përfaqësimin e kandidatëve, të kenë një plan dhe rregulla të qarta se si, në të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor, përfshirë debatet, do të sigurojnë përfaqësim të barabartë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Konkluzionin nga mbledhja e Trupit Koordinues mund ta merni në këtë link