Shkup, 22 tetor 2025 – Trupi Koordinues për monitorimin e respektimit të Kodeksit të sjelljes në hapësirën online gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe referendumeve, me datë 17 tetor 2025, shqyrtoi parashtresën e paraqitur nga kryeredaktorja dhe redaktorja përgjegjëse e portalit Apla.mk, kandidat për këshilltar e iniciativës së pavarur „Poinaku“ nga Manastiri, gjithashtu dhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Manastirit, për dy mandate në 8 vitet e fundit.
Në parashtresë, thuhej se personi në profilin e tij në Facebook kishte publikuar status drejtuar ndaj rivalëve politik, mediave dhe votuesve në përgjithësi, në të cilën ka përdorur fjalor të papërshtatshëm, të nivelit të rrugës, duke shkatërruar të gjitha nivelet e komunikimit të mirësjelljes politike.
Konkluzioni i miratuar nga Trupi Koordinues për monitorimin e respektimit të parimeve dhe standarteve të Kodeksit është i disponueshëm në link.

