Shkup, 31 tetor – Trupi Koordinues për Monitorimin e Kodit të Sjelljes në Hapësirën Online gjatë Proceseve Zgjedhore dhe Referendumeve, më 29 tetor 2025, vendosi kundrejt një ankesë të paraqitur nga një individ kundër kryetarit aktual të Komunës së Makedonska Kamenicës.
Ankesa kishte të bënte me një postim në rrjetin social Facebook më 17 tetor 2025, nga kryetari aktual i Komunës së Makedonska Kamenicës, i cili, sipas ankueses, përmban “fyerje, përhapje të gjuhës së urrejtjes, spekulime dhe dezinformata” kundër nënës së saj.
Konkluzioni i arritur nga Trupi Koordinues në lidhje me ankesën është i disponueshëm në link.

